Sputnik V do të prodhohet edhe në Itali

ROMË, 9 mars /ATSH-DPA/ – Kompania ”Adienne Pharma & Biotech” me qendër në Zvicër do të prodhojë vaksinën e koronavirusit Sputnik V të Rusisë në Itali duke shënuar kështu marrëveshjen e parë europiane të prodhimit për vaksinën ruse.

Duke cituar Dhomën italo-ruse të Tregtisë, agjencia italiane e lajmeve Adnkronos tha se ”kompania dhe Fondi rus i Investimeve të Drejtpërdrejta (RDIF) kanë nënshkruar një marrëveshje në këtë drejtim”.

Sipas marrëveshjes, kompania do të jetë në gjendje të fillojë prodhimin në korrik dhe të prodhojë 10 milionë doza deri në fund të vitit 2021.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian (BE), më 4 mars njoftoi se kanë filluar shqyrtimin e vaksinës Sputnik V. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.