Reshje dëbore në Bajram Curri-Valbonë dhe Pukë – Fushë-Arrëz/ ARRSH: Qarkullimi po kryhet normalisht, po hidhet kripë në rrugë

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Në segmentin Bajram Curri – Valbonë dhe Pukë – Fushë-Arrëz kanë nisur sot reshje të dobëta dëbore mbi 500 m të shoqëruara me shi.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se qarkullimi i mjeteve po kryhet normalisht dhe mjetet po punojnë për pastrimin e rrugës.
“Në segmentin Bajram Curri-Valbonë km 19 deri 27.9 dhe në Pukë-Fushë-Arrëz-Kalimash km 19 deri 27.9 dhe në Pukë-Fushë-Arrëz-Kalimash kanë filluar reshje të dobëta bore në lartësinë mbi 500 m të shoqëruara me shi. Qarkullimi kryhet normalisht Mjetet janë në terren, po punohet për pastrimin e rrugës dhe për shpërndarjen e kripës”, thekson ARRSH.

Sipas shërbimit metorologjik, vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit. Ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje në lartësinë mbi 700-800 metra  reshje bore me intensitet të ulët.

/k.s/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.