Maskohen si të moshuara për t’u… vaksinuar!

ORLANDO, 9 mars /ATSH/ – Çfarë nuk bëhet për një dozë vaksine!

Në Florida, dy gra, 34 dhe 44 vjeçe e kanë parë të arsyeshme të maskohen si zonja të moshuara në mënyrë që të marrin një vaksinë anti-Covid, në një qendër vaksinimi në Orlando, shkruhet në faqen e internetit today.it.

Siç raportuan mediet lokale, të dy gratë u paraqitën të veshura me doreza, syze dhe  kapele, një maskim që duhej për të fshehur moshën e tyre të vërtetë, por sidoqoftë u  zbuluan.

Faktet u konfirmuan nga Raul Pino, drejtor i mjekësor i Departamentit të Shëndetit të kontesë Orange.

“Dje kuptuam se dy gra të reja ishin maskuar si gjyshe për të marrë dozën e dytë të vaksinës”, shpjegoi Pino.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që dikush përpiqet të identifikohet për të marrë vaksinën./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.