TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ervin Kulluri paralajmëron reagime për listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.
“Për pak orë fillon spektakli i listave të Lulit. Ç’nuk do shohim e dëgjojmë…”, shprehet ai.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtarë të PD-së Ervin Kulluri vazhdon të kritikojë PD dhe lidershipin e saj për mungesë demokracie brenda partisë dhe për zgjedhjen selektive të kandidatëve për deputetë.
/r.e/