Kryemadhi me biznesin në Kamëz: Nuk është problemi tek fitorja, por tek ndryshimi

TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me bizneset në Kamëz.

Në bashkëbisedim me biznesin, Kryemadhit thekson se nuk është problemi te fitorja më shumë se sa tek ndryshimi.

“Ne më 25 prill duhet të ftojmë njerëzit që të shkojnë të votojnë në kutitë e votimit dhe të shprehin votën e tyre për atë që i përfaqëson ata më mirë. Ne po shpërndajmë programin e LSI-së, i cili ka të bëjë me pesë prioritete. Ka të bëjë me ju që jeni biznese të vogla, që kjo qeveria ju ka mbytur në taksa, t’jua ulim taksat dhe sa më shumë ua ulim taksat juve, aq më shumë ulen çmimet për konsumatorët shqiptarë”, u shpreh ajo.

Kryemadhi shtoi se sa më shumë ulen çmimet, aq më shumë dhe konsumojmë, aq më shumë fitojnë familjet.

“Ne këtu jemi në zonën e Kamzës ku kemi Përparim Spahiun, Faik Bashën, Nora Malajn, që do ta përfaqësojnë më së miri LSI-në. Por, unë do të dëshiroja që më 25 prill të shkoni të votoni sa më shumë që të keni mundësi. Votoni kandidatin që ju pëlqen më shumë, por vetëm jo ata që ju kanë rritur taksat, ata që ju kanë rritur çmimet”, tha ajo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.