Hoxha: PD do dyfishojë ndihmën ekonomike

TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD, jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah.

Gjatë një vizite në familjen e Servetes, e cila nuk ka mundësi ekonomike të sigurojë një jetë normale, Hoxha theksoi angazhimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike.

“Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë me fashën prej 300 kw, marrja përsipër 100 % e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standardeve të reja të jetesës”, – u shpreh Flamur Hoxha.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.