Godina e re e DRSHTRR Berat, kushte dinjitoze pune dhe shërbim cilësor për 35 mijë drejtues mjetesh


TIRANË, 9 mars/ATSH/ Investimi në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat do të ofrojë shërbime cilësore për 35 mijë drejtues mjetesh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për ndërtimin e godinës së re të DRSHTRR Berat, një investim i ri që do të sigurojë kushte dinjitoze pune dhe shërbimi për qytetarët.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me ritme të larta për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, që do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Godina e re e DRSHTRR Berat do të ketë salla të reja për lejedrejtimet dhe regjistrimin e mjeteve.

Po ashtu, investimi përfshin ndërtimin e kapanoneve për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve si dhe zyra shërbimi.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.