FOKUS – Biden në javën kyçe mes pandemisë dhe presidencës

UASHINGTON, 9 mars /ATSH-DPA/ – Më pak se dy muaj pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden arriti një javë të rëndësishme në përvjetorin e parë të bllokimeve antiCovid-19 , një javë që mund të favorizojë pjesën tjetër të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sapo Kongresi të japë miratimin përfundimtar nga mesi i javës, ai do të nënshkruajë planin prej 1,9 trilionë dollarësh për të zgjeruar ndihmën ekonomike për shumicën e amerikanëve dhe bizneseve të vogla.

Me vaksinimet në rritje, administrata e tij siguroi një normalitetit të prekshëm duke lëshuar udhëzime se si amerikanët e vaksinuar të mund të fillojnë të shoqërohen në mënyrë të sigurt brenda shtëpisë pa maska ​​ose distanca.

Biden vazhdon t’u bëjë apel njerëzve që të ndjekin kufizimet e koronavirusit, një sfidë gjithnjë e më e vështirë, ndërsa disa shtete të drejtuara nga republikanët revokojnë rregullat e tyre.

Për Biden, i cili e ka bazuar mandatin e tij presidencial në sfidën për dhënien fund të pandemisë dhe rigjallërimin e ekonomisë, një kthesë e gabuar mund t’i kushtojë humbjen e mbështetjes publike dhe të rrisë shanset që demokratët të humbin shumicën e tyre të ngushtë në Kongres.

Kjo do t’i kushtojë pjesën tjetër të mandatit.

Deri tani, megjithatë, Biden ka marrë mbështetje të fortë.

Rreth 70% e amerikanëve e miratojnë punën që po bën ai për pandeminë, sipas një sondazhi të fundit nga Associated Press dhe Qendra NORC për Çështjet Publike në Universitetin e Çikagos.

Sondazhi i fundit i Gallup zbuloi se gjashtë në 10 amerikanë besojnë se kriza e koronavirusit po lehtësohet.

Mesatarisht afro 2,2 milionë vaksina po bëhen çdo ditë, më shumë se dyfishi i ritmit kur presidenti Donald Trump u largua nga detyra./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.