BRUKSEL – Parlamenti Europian i heq imunitetin indipendentistit katalanas Puigdemont

BRUKSEL, 9 mars /ATSH-AFP/ – Parlamenti Europian votoi sot heqjen e imunitetit të tre deputetëve indipendentë, mes të cilëve dhe ish-presidentit të këtij rajoni, Carles Puigdemont, kërkuar nga Spanja për përpjekje të shkëputjes nga vendi iberik në 2017.

“Masa u miratua me 400 vota pro, 240 kundër dhe 45 abstenime në përfundim të një votimi të fshehtë”,  theksoi Parlamenti Europian.

Rezultatet e votave për dy zyrtarët e tjerë të zgjedhur, Toni Comin dhe Carla Ponsati, ishin të ngjashme.

“Vota për imunitetin tonë nuk ka të bëjë vetëm me ne të tre si individë. Votimi i sotëm ka të bëjë me vlerat që ne mbrojmë, idenë ne kemi për demokracinë dhe të ardhmen që ne dëshirojmë të ndërtojmë në Europë”, theksoi sot Carles Puigdemont në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter.

Qeveria spanjolle përshëndeti sot votimin e Parlamentit Europian për heqjen e imunitetit të tre deputetëve indipendentist katalanas, duke konfirmuar se problemet po zgjidhen në Spanjë.

“Votimi i Parlamentit Europian dërgoi një mesazh të trefishtë”, konfirmoi në një deklaratë të shkurtër ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme, Arancha González Laya./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.