Zgjedhjet e 25 prillit/ Këshilli Kombëtar i PD-së miraton listën e kandidatëve për deputetë

TIRANË, 8 mars /ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e listave të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit.

Partia Demokratike mblodhi kryesine online dhe miratoi listat për konkludimin e listave të kandidatëve për deputet.  Më pas në orën limit të dorëzimit të listave në KQZ, u mblodh Këshilli Kombëtar i PD ka dhe i ka dhënë miratimin përfundimtar listës me kandidatët të propozuar nga Kryesia për zgjedhjet e 25 prillit.

Rreth orës 12 e 23 të pas mesnatës, KQZ bëri të ditur se PD ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

Lista e qarkut të Tiranës do të kryesohet nga Lulzim Basha, ndërkohë që vijon me të dytën në listë, Jorida Tabakun. I tretë në listën e PD është Alfred Rrushaj, me pas në listë bie në sy emri i Albana Vokshit.

Në Korçë Edmond Spaho do të kryesojë listën, pasuar nga kandidatja Sorina Koti dhe Ervin Salianji i cili duket se është konfirmuar.

Në Fier kandidatë do të jenë Eralda Tase, Sajmir Koreshi, Luan Baçi dhe Nusret Abdulla.

Në Lezhë do të kryesojë listën Mark Marku, pasuar nga Agron Gjekmarkaj dhe Lindita Metaliaj. Ndërkohë në Durrës kandidatë do të jenë Oerd Bylykbashi, Merita Bakiu, Ferdinand Xhaferri.  /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.