UASHINGTON – SHBA kapërcen pragun e 29 milionë rasteve COVID-19

UASHINGTON, 8 mars /ATSH-DPA/ – Virusi i COVID-19 deri më tani ka infektuar mbi 29 milionë persona në SHBA, ndërsa vendi vazhdon të jetë më i prekuri nga pandemia në botë.

Me 40 340 raste të reja COVID-19 të raportuara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i tyre ka kapërcyer 29 milionë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Gjithashtu, në vend u regjistruan edhe 669 vdekje të reja, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 525 031.

Në javët e fundit, SHBA ka dëshmuar ulje të madhe në rastet e COVID-19 dhe shtrimet.

Mesatarja shtatëditore për rastet e reja të COVID-19 ra në 57 762, ndërsa e vdekjeve në 1 722 vdekje, sipas Projektit të Ndjekjes së Koronavirusit.

Megjithatë, sipas modelit të fundit nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit, 130 000 amerikanë të tjerë parashikohet të vdesin nga virusi gjatë tre muajve e gjysmë të ardhshëm./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.