F1 – Për herë të parë në histori dy makina sigurie

BERLIN, 8 mars /ATSH-DPA/ – Për herë të parë në histori, Formula 1 do të ketë dy makina sigurie, pasi ”Aston Martin” dhe ”Mercedes” do i ofrojnë këtë sezon, deklaruan organizatorët.

”Aston Martin” kthehet në F1 për herë të parë në mbi 60 vjet si një ekip i riemëruar ”Racing Point”.

Pasi zbuluan makinën e tyre të re javën e kaluar, ata treguan makinën e sigurisë ”Vantage” dhe makinën mjekësore DBX.

”Mercedes” ka furnizuar makinat zyrtare të sigurisë që nga viti 1996 dhe do të ndajë detyrat për herë të parë që nga ajo kohë.

Dyshja ”Aston Martin”-”Mercedes” do të bëjë debutimin e tyre në hapjen e sezonit të madh të Bahreinit më 28 mars./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.