COVID-19 – Në Danimarkë zbulohen 31 lloje të ndryshme

KOPENHAGË, 8 mars /ATSH-AA/ – Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës, Magnus Heunicke, njoftoi se në vend janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të koronavirusit.

Duke bërë një deklaratë në llogarinë e tij në media sociale, Heunicke tha se në vend në kohën e fundit janë zbuluar 15 lloje të reja të COVID-19, duke njoftuar se në Danimarkë deri më tani janë hasur 31 lloje të ndryshme të COVID-19.

Në Danimarkë u zbuluan disa lloje të COVID-19, prej tyre edhe B117, një lloj që ka pësuar mutacion, dhe përhapet më shpejtë e që u shfaq në Angli, si dhe B1351 që u shfaq në Afrikën e Jugut dhe P1 në Brazil. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.