COVID-19 – Italia forcon kufizimet, Kampanja bëhet zonë e kuqe

ROMË, 8 mars /ATSH-DPA/ – Italia ka forcuar kufizimet në disa rajone për shkak të rritjes së numrit të koronavirusit.

Shumë shkolla do të mbyllen përsëri duke filluar nga sot dhe restorantet në zonat e prekura nuk do të hapen për klientët.

Rajoni turistik jugor i Kampanjas, që përfshin Napolin dhe bregdetin amalfitan, tani është rajoni i tretë i vendit me 60 milionë banorë që bëhet një zonë e kuqe me masat më të rrepta, siç përcaktoi të premte Ministria italiane e Shëndetësisë.

Deri më tani Bazilikata në jug dhe rajoni i vogël i Molizes janë zona të kuqe.

Në këto zona të gjitha shkollat ​​duhet të mbyllen dhe njerëzit duhet të lënë shtëpitë e tyre sa më rrallë që të jetë e mundur.

Që nga vjeshta e vitit 2020, qeveria italiane ka ndarë rajone në zona të ndryshme të koduara me ngjyra, në luftën e saj kundër pandemisë.

Midis këtyre është Veneto në veri.

Lombardia, ku jetojnë rreth 10 milionë banorë, tashmë i përket zonës me rrezik të mesëm.

E njëjta gjë vlen për rajonet e Toskanës dhe Umbrias. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.