BRUKSEL – BE rimerr kontrollin e fushatave të vaksinimit

BRUKSEL, 8 mars /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian po përpiqet të rimarrë kontrollin e fushatave të vaksinimit antiCOVID-19 dhe të përshpejtojë ritmin e tyre.

“Pritet që 100 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 në muaj të shpërndahen në tremujorin e dytë në BE dhe një total prej 300 milionë prej tyre deri në fund të qershorit”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke evokuar si një rritje në shkallën e dërgesave, ashtu edhe në autorizimin e ngushtë të produkteve të reja.

Kreu i ekzekutivit të BE paralajmëroi, gjithashtu, edhe se vendet e tjera të BE-së mund të bllokojnë eksportet e vaksinave COVID-19, siç bëri Italia javën e kaluar për një dorëzim të produktit “AstraZeneca” në Australi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.