“100 ditë, 100 arritje”/ Në 8 vitet e fundit pagat e mësuesve janë rritur me 32 %

TIRANË, 8 mars/ATSH/ Që prej vitit 2013, gjatë dy mandateve qeverisëse të PS-së, pagat e mësuesve kanë shënuar rritje.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa janë rritur pagat e mësuesve në 8 vitet e fundit, me 10 % apo 32 %.

Rama thekson se në 8 vitet e fundit pagat e mësuesve janë rritur me 32 %.

Që nga 1 janari 2021, qeveria ka rritur me 15 % pagat për 35 883 punonjës të sistemit arsimor parauniversitar.

Fondi vjetor për rritjen e pagave me 15 % për punonjësit mësimor llogaritet 3.5 miliardë lekë.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.