Tabaku: 25% e të rinjve në Shqipëri, as punë dhe as nuk janë në shkollë

TIRANË, 7 mars /ATSH – I. Vata- Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë

Gjatë një takimi me arsimtare, Tabaku tha se pas 8 vjetësh nën qeverinë e Edi Ramës, arsimi, që përbën themelin e shtetndërtimit të një vendi, është në ditët e tij më të zeza.

“Të rinj që braktisin përditë shkollën, të diplomuar të papërgatitur për tregun e punës, mësues që nuk kanë infrastrukturën e duhur për të rritur cilësinë e mësimdhënies”, tha Tabaku duke shtuar se kjo është pasojë e indiferencës që ka treguar Rama ndaj këtij sektori, duke mos e financuar dhe duke e politizuar atë.

Tabaku shtoi se arsimtarët treguan se portali për arsimin nuk ofron asnjë të ardhme për të diplomuarit që duan të bëhen mësues, pasi ai shërben vetëm si platformë për të kamufluar punësimin e militantëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.