“100 ditë, 100 arritje”/Nga 0 në 2013, sot 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Në të gjithë vendin po zbatohen 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore, nga zero programe që kishte në vitin 2013.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në kuadër të publikimit të 100 arritjeve të qeverisë gjatë mandatit të dytë.

“Është koha për barazi”, tha kryeministri.

Rama krahasoi numrin e programeve buxhetore dedikuar barazisë gjinore sot dhe në vitin 2013.

“Aktualisht ka 38 programe buxhetore dedikuar barazisë gjinore, ndërsa në vitin 2013 ishin 0. S’ka kohë për pushim”, shprehet kryeministri Rama.

Edhe buxhetimi për politikat e barazisë gjinore ka njohur rritje nga viti në vit.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, buxheti për politikat e barazisë gjinore nga 2.8 % e shpenzimeve buxhetore që ishte në vitin 2018 në vitin 2021 llogaritet 9 % të shpenzimeve buxhetore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.