Vdes në moshën 109-vjeçare legjenda kroato-amerikane e LIIB

SELCE, 6 mars /ATSH-DPA/ – Personi më i moshuar në Kroaci, veterani i Luftës së Dytë Botërore, Josip Krsul, ka vdekur në moshën 109-vjeçare.

”Ish-marinsi amerikan vdiq në vendlindjen e tij, në qytetin bregdetar të Selces, 40 kilometra në juglindje të Rijekës”, njoftoi portali i lajmeve index.hr.

Krsul ishte një marins gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kur SHBA hynë në luftë, ai doli vullnetar për forcat amerikane.

Si marins, ai i mbijetoi betejës së njohur botërisht për ishullin e Paqësorit, Iwo Jima nga 19-26 mars të vitit 1945.

Pas luftës, ai fitoi nënshtetësinë amerikane dhe jetoi në San Francisco, ku punoi si inxhinier i telekomunikacionit.

Dhjetë vjet më parë ai u kthye në vendlindjen e tij, Kroaci. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.