“Ta bëjmë ditën natë”/ Balla ironizon gafën e Bashës, apel demokratëve: Mos e çoni  dëm votën

 

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha pas gafës që bëri në një takim me të rinjtë gjatë ditës së sotme, ku fton shqiptarët të bashkohen me të për ta bërë ditën natë.

Kjo video nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Fillimisht për këtë video reagoi edhe kryeministri Rama, i cili shkruante se është i sigurt që Basha mund ta bëjë një gjë të tillë, nisur edhe nga fakti që shpesh e kanë akuzuar se “fle gjumë” në vend që t’i japë një zgjidhje problemeve.

Ndërkohë, numri dy i PS Balla u drejtohet demokratëve, duke u kërkuar të mos e çojnë votën dëm në 25 prill dhe të bashkohen me Partinë Socialiate.

“Të dashur demokratë shqiptarë, Luli ju thotë ta bëni ditën natë. Thirrini mendjes mos e çoni dëm votën tuaj më 25 prill. Bashkohuni me ne, natën-ditë për rindërtimin, vaksinimin e punë të tjera”, shprehet Balla. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.