Sërish telashe për ”Boeing” 737 Max

MIAMI, 6 mars /ATSH-DPA/ – Disa muaj pasi avioni 737 MAX i ”Boeing” mori dritën jeshile për të fluturuar përsëri, një nga avionët hasi probleme të dukshme mekanike pak para se të ulej, të premten.

”Pilotët u detyruan të mbyllnin një motor në një fluturim nga Miami në Newark”, tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Kompania deklaroi se avioni i ”American Airlines” ”kishte një problem të mundshëm mekanik”.

Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt, pa raportuar asnjë lëndim të pasagjerëve ose ekuipazhit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.