TIRANË, 6 mars/ATSH/ Në Autoritetin Portual Durrës nisi sot vaksinimi i stafit mjekësor të portit kundër COVID-19.
Lajmi u bë i ditur nga Autoriteti Portual Durrës, i cili ka publikuar edhe disa fotografi gjatë procesit të vaksinimit të këtij stafi mjekësor.
“Vaksinohet stafi mjekësor i portit të Durrësit, të cilët prej një viti kanë qëndruar në vijën e zjarrit në përballje me COVID-19”, – theksoi APD.
Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në Shqipëri nisi më 10 janar, ku të parët që morën këtë shërbim janë personeli shëndetësor, i pasuar nga të moshuarit apo grupet që konsiderohen më të rrezikuara. Distanca mes dozës së parë dhe marrjes së dozës së dytë është 21 ditë. Vaksinimi përveç Tiranës po vijon edhe në Vlorë, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, etj /k.s/j.p/