TIRANË, 6 mars/ATSH/ Përpunimi i mallrave gjatë fundjavës në portin e Durrësit vijon normalisht.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 3 anije tregtare, ndërsa tre janë në pritje me 16 357 tonë mallra të ndryshme si çimento, hekur, qymyr etj.
Sipas APD-së, 3 anije janë në pritje, ku anija “Grit Cement” do të përpunojë 3700 tonë çimento, anija “Knidos” 6 mijë tonë qymyr dhe anija “Mosvik” 3 mijë tonë hekur.
“Materialet e ndërtimit janë në fokus të përpunimit në port, ku vetëm ditën e sotme po përpunohen 4448 tonë hekur dhe 3 700 tonë çimento”, tha APD.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s/j.p/