IRAK – Papa Françesku: E padenjë për dikë që mendon për biznesin e tij gjatë një pandemie

NASIRIJA, 6 mars /ATSH-DPA/ – Është e padenjë që, ndërsa të gjitha të gjithë jemi të prekur nga kriza pandemike, dhe veçanërisht këtu, ku konfliktet kanë shkaktuar kaq shumë mjerim, disa të mendojnë me lakmi për bizneset e tyre, deklaroi papa Françesku gjatë një tubimi ndërfetar në Irak.

”Nuk do të ketë paqe pa ndarjen e të mirave të përbashkëta dhe pa bamirësi, pa një drejtësi që siguron barazi dhe pa një promovim për të gjithë. Nuk do të ketë paqe pa popuj që u shtrijë dorën popujve të tjerë”, shtoi papa Françesku.

”Nuk do të ketë paqe për sa kohë që aleancat janë kundër dikujt, sepse aleancat e njërës kundër tjetrës vetëm rrisin ndarjet mes popujve. Paqja nuk kërkon fitues ose humbës, por vëllezër dhe motra, të cilët, me gjithë keqkuptimet dhe plagët e së kaluarës, kalojnë nga konflikti në unitet”, theksoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.