TIRANË, 6 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sot kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashai cili gjatë një takimi sot me të rinj e studentë u shpreh se do ta bëjë “ditën natë.
Shprehja popullore e saktë është “do e bëj natën ditë” për të treguar se do punohet edhe natën për të mundësuar realizimin e një angazhimi.
Kryeministri Rama shprehet se është i sigurt që Basha mund ta bëjë një gjë të tillë, edhe nisur nga fakti që shpesh e kanë akuzuar se “fle gjumë” në vend që t’i japë një zgjidhje problemeve.
“Ditën natë është e sigurtë që ti e bën vëlla. Mbretëria e gjumit”, u shpreh kryeministri Rama duke përcjellë fjalët e Bashës në takimin e sotëm./j.p/