Denaj në Vlorë: Sipërmarrja me kapital 100% italian po rrit dita-ditës aktivitetin

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi sot takime me biznesin në Vlorë.

Denaj ishte në një sipërmarrje me kapital 100% italian, e cila operon në sektorin e fasonit.

“Mariarosario dhe Roberto, motër e vëlla, 2 vjet më parë vendosën të investojnë në Shqipëri, duke zgjedhur Vlorën”, tha ministrja.

Denaj tha se “me 100% kapital italian, ‘Albanian Lab’, që operon në prodhimin e këpucëve në sektorin fason, po rrit aktivitetin e saj dita-ditës”.

Aktualisht, Denaj tha se “po investohet në përmirësimin e ambienteve të punës”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.