COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1110 të vaksinuar, 3308 testime, 742 të shëruar, 777 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se, gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

MSHMS përditësoi situatën e pandemisë në 24 orët e fundit duke njoftuar se janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë,  16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarç nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Mars 2021)
Raste të reja ditore      777
Të shëruar në 24 orë    742
Të shtruar në spitale      639
Humbje jete në 24 orë  21
Testime ditore              3308
Testime totale          485,764
Raste pozitive          112,078
Raste të shëruara      74,352
Raste Aktive              35,808
Humbje jete              1,918
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    23411
Fier        2565
Vlorë      1757
Durrës    1653
Shkodër  1372
Gjirokastër 1198
Korçë      922
Elbasan    800
Lezhë      771
Berat        663
Dibër      362
Kukës    334
/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.