BRUKSEL, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian do të nxisë SHBA-në që të lejojë eksportimin e miliona dozave të vaksinës antiCOVID-19 “AstraZeneca” në Europë, sipas “The Financial Times” që citon burime europiane.
“Masa do të shërbejë për të mbushur mungesat e BE-së në furnizimin me vaksina dhe për të respektuar kontratat e furnizimit”, shkruan “The Financial Times”, duke shtuar se BE dëshiron, gjithashtu që Uashingtoni të garantojë një fluks të lirë të dërgesave të përbërësve të nevojshëm për prodhimin europian.
“Komisioni Europian është i bindur se mund të punojë me SHBA-në për të siguruar që të respektohen detyrimet kontraktuale të prodhuesve të vaksinave, të prodhuara ose të ambalazhuara në SHBA”, deklaroi një zëdhënëse e ekzekutivit të Bllokut, sipas “FT”.
Sipas po të njëjtit burim europian, eurokomisioneri Thierry Breton dhe homologu i tij amerikan, Jeff Zients, koordinatori i Task Forcë në Shtëpinë e Bardhë, do të bashkëpunojnë në zinxhirët e furnizimit të prodhimit të vaksinave./ /ervo/