Studiuesi i njohur: Pandemia jo më një tokë e panjohur

ATHINË, 5 mars /ATSH-ANA/- Edhe pse ende i padukshëm, SARS-CoV-2 nuk është më i panjohur, nuk është një “terra incognita”( tokë e panjohur), që kur u shfaq për herë të parë, deklaroi profesori i Fakultetit të Mjekësisë i Universitetit të Athinës, rektori Thanos  Dimopoulos.

”Është një nga kërcënimet më të rëndësishme në historinë moderne të njerëzimit. Me opsionet e reja të trajtimit, të kombinuara me miratimin e vaksinave gjithnjë e më efektive dhe të sigurta dhe vaksinimin masiv të popullatës, ne mund të jemi më optimistë për trajtimin e pandemisë”, shtoi ai.

Dimopoulos vlerësoi se në luftën kundër virusit, sistemet shëndetësore dhe organet shkencore të secilit vend formuluan në thelb strategjinë për trajtimin e COVID-19 në nivel kombëtar, duke marrë parasysh kushtet në vendin e tyre, infrastrukturën materiale, rezervat dhe sistemin shëndetësor si dhe dhe kurbën epidemiologjike në evolucionin e vazhdueshëm.

”Sa i përket vendit tonë, miratimi në kohë i masave për të parandaluar përhapjen e SARS-CoV-2, zgjerimi i rezervave të sistemit shëndetësor dhe strategjia efektive e vaksinimit janë elementë veçanërisht të rëndësishëm të përgjigjes shëndetësore ndaj COVID-19”, theksoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.