Skemat Kombëtare/ Gentjani nga Shkodra rrit kapacitetet me dhoma frigoriferike në thertore

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Sipërmarrjet në industrinë ushqimore po rrisin investimet në teknologji dhe mekanizim bashkëkohor që janë me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së produktit dhe garanci për rritjen e eksporteve.

Gentjani së bashku me familjen e tij kanë ndërtuar prej vitesh thertoren, të cilën e kanë modernizuar hap pas hapi, duke iu përshtatur standardeve bashkëkohore për therjen dhe ruajtjen e mishit të derrit.

Së fundmi, me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Skemës Kombëtare kanë mundur të ndërtojnë dhomat frigoriferike për të krijuar kështu kushtet e duhura për ruajtjen e mishit dhe transportin e tij.

Sot, kompania arrin të therë 100 krerë në ditë, nga 10 krerë kapacitete therëse, që kishin në fillimet e tyre.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.