TIRANË, 5 mars /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Tahir Sinani” në Paskuqan po rikonstruktohet dhe ridimensionet në të gjithë hapësirën e saj.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëkohësisht një prej drejtueseve politike të PS në qarkun e Tiranës, vizitoi sot punimet në këtë shkollë, së bashku me kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.
“Kushtet e merituara për 500 nxënësit e kësaj shkolle duke nisur nga laboratorët mësimorë e deri tek terrenet e reja sportive, janë detyrimi dhe ambicia jonë për të bërë më të mirën në krijimin e një infrastrukture arsimore model në të gjithë vendin”, tha Spiropali ndër të tjera.
Punimet për këtë shkollë kanë filluar në 5 shkurt dhe afati i përfundimit të tyre është 5 qershori.
Kryebashkiaku Suli u shpreh se në shtator me fillimin e vitit të ri mësimor shkolla do të jetë gati. Ai shtoi se rikonstruksioni në këtë shkollë do të jetë total. /j.p/r.e/