Rritje të eksporteve të produkteve bujqësore dhe blegtorale

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”.

Të ftuar për këtë çështje ishin ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi,  Besart Kadia zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, Joniada Bajraba drejtoreshë e Integrimit, Koordinimit dhe Marrëveshjeve, nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme  Agron Tare zëvendësministër, nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ermira Gjoci zëvendësministre.

Ministrja Ekonomi në fjalën e saj theksoi se, “kjo është një marrëveshje e cila rrjedh nga marrëveshja e MSA dhe është e rëndësishme, sepse marrëdhënia tregtare me BE nuk i ndryshon kuotat, por shtohen kuota të reja, me një koeficient i cili është negociuar nga ministria e Financave dhe ne shtojmë sasinë e produkteve bujqësore dhe blegtorale, e për këtë arsye kjo marrëveshje merr një rëndësi të veçantë”.

Pas diskutimeve, ky projektligj u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Zëvendësministri Tare, u shpreh se ky projektligj ka për qëllim ratifikimin nga Kuvendi të marrëveshjes së tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, miratuar, në parim edhe nga Këshilli i Ministrave.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.