NJU JORK – SHBA: Shpresojmë që Irani t’i rikthehet diplomacisë

NJU JORK, 5 mars /ATSH-ANSA/ – SHBA-ja shpreson që Irani t’i rikthehet diplomacisë pas hapit prapa të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për rezolutën kundër Teheranit për kufizimin e inspektimeve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike AIEA.

“Ne po shqyrtojmë me një interes të madh vullnetin e Iranit për t’u angazhuar në një mënyrë që rezulton me progrese të besueshme dhe konkrete”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Prix.

”SHBA-ja shpreson që Teherani t’i rikthehet diplomacisë”, theksoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.