TIRANË, 5 mars /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë në konferencën “Mësuesi dhe Mësimdhënia Online”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan në kuadër të “Muajit të Mësuesisë” në bashkëpunim edhe me zyrat vendore arsimore të bashkive të qarkut të Elbasanit.
“Kryefjalë e këtij takimi online ishin ndikimi i pandemisë në arsim, sfidat e reja, si dhe angazhimi i të gjithë aktorëve për të minimizuar efektet në të gjitha nivelet e arsimit”, tha Kushi.
Gjatë konferencës, ajo ka vlerësuar angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjitha institucioneve arsimore, mësuesve, nxënësve, prindërve, studentëve e pedagogëve, duke bërë maksimumin në përshtatjen me realitetin e ri.
/r.e/