ITALI – Mbi 24 000 raste COVID-19 në 24 orët e fundit

ROMË, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Italia regjistroi sot sërish rritje në rastet pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, me mbi 24 000 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konstatuara në vend, që nga fillimi i epidemisë, në 3 023 129.

Viktimat, + 297 sot, janë një shifër në rënie, por që po i afrohet gjithnjë e më shumë pragut të frikshëm të 100 000 vdekjeve (99 271).

Gjithashtu, në rritje është edhe numri i pacientëve në kujdesit intensiv Covid, me më shumë se 200 në ditë, sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë. Numri total i tyre është sërish mbi 2 500 (2 525).

Pranimet ditore në reanimacion janë 222 (dje ishin 232).

Në pavijonet e zakonshme Covid ka 20 374 pacientë, me një rritje prej 217 njësish krahasuar me dje.

Shkalla e pozitivitetit është 6.3%, rënie 0.4 nga 6.7% dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.