F1 – Garën në Bahrein mund ta ndjekin vetëm ata që e kanë kaluar COVID-19

BAHREIN, 5 mars /ATSH-AA/ – Gara hapëse e Formula 1 në Bahrein do të mund të ndiqet vetëm nga ata shikues që e kanë kaluar koronavirusin e ri (COVID-19) ose që janë vaksinuar.

Sipas njoftimit nga F1, bileta do t’u shiten vetëm atyre që kanë kaluar 2 javë nga infektimi ose vaksinimi.

Në garën më 28 mars në Pistën Ndërkombëtare të Bahreinit do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës.

Dy garat e sezonit të kaluar në Bahrein u zhvilluan pa shikues. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.