Daton në vitin 1928/ Braçe: Superprojekt për tregun e madh e historik të Bubullimës

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe, u shpreh sot se vijojnë punimet për të kthyer tregun e madh e historik të Bubullimës.

“Kthejmë tregun e madh e historik të Bubullimës. Jemi në kantierin e madh të tregut. Janë kryer punimet nëntokësore e tani po punojmë për ngrehinat, të gjitha ambientet e domosdoshme sipas superprojektit”, theksoi Braçe.

“5 vite më parë PD-LSI, për arsye politike e korruptive i hoqën Bubullimës të drejtën e tregut që daton në 1928”, tha Braçe.

Ne, shtoi ai, “jo vetëm rikthejmë tregun, por po e ndërtojmë sipas një superprojekti, siç nuk ka qenë kurrë!”

Braçe gjithashtu ka paralajmëruar pronarin e një baxhoje që ndot fshatin.

“Ndërkohë ndoqa vetë nëpër lagjen përballë tregut derisa e gjeta tubin e shkarkimit të një baxhoje që ndot gjithë fshatin. Pronarit po ia them edhe publikisht: Ke kohë deri nesër në mesditë për të ndalur shkarkimet, ndyshe vepron ligji deri në procedim penal”, u shpreh Braçe.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.