COVID-19 – Praga vendeve europiane: Na ndihmoni, spitalet në gjendje kritike

ROMË, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Republika Çeke i kërkoi sot ndihmë Gjermanisë, Zvicrës dhe Polonisë për të trajtuar pacientët e saj me COVID-19, ndërsa spitalet në vend kanë arritur një prag kritik të ngopjes, sipas një artikulli të botuar në “The Guardian”.

“Ministria çeke e Shëndetësisë shpjegoi se numri i madh i pacientëve të infektuar kohët e fundit ka intensifikuar presionin mbi sistemin shëndetësor dhe numri i pacientëve që kërkojnë shtrim në spital po rritet”, raportoi e përditshmja britanike në faqen e saj të internetit.

Një bllokim trejavor është në fuqi në vend që nga e hëna e kaluar.

Aktualisht, 8 000 persona rezultojnë të shtruar në spital, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas autoriteteve shëndetësore./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.