Celibashi kërkesë Ministrisë së Brendshme: Të shtyhet afati për ID që skadojnë më 25 prill

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka kërkuar ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.

Në shkresën zyrtare, Celibashi thekson se, “duke përcjellë shqetësimin e ngritur nga ana e partive politike për këtë çështje, duke marrë në konsideratë kushtet e krijuara edhe për shkak të pandemisë si dhe nisur nga fakti se KQZ është institucion përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore dhe të medias në raport me zgjedhjet, paraqesim kërkesën tonë që të ndërmerren  nga ana juaj sa më shpejt të jetë e mundur, hapat e nevojshëm për të mundësuar që këta shtetas të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 25 prillit, duke i lidhur veprimet dhe mundësinë e zgjatjes së afatit të vlefshmërisë se dokumenteve të identifikimit biometrik të këtyre shtetasve”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.