BRUKSEL – Italia bllokon eksportin e vaksinave të AstraZeneca drejt Australisë

ROMË, 5 mars /ATSH-AFP/ – Italia bllokoi eksportin drejt Australisë të dozave të vaksinës antiCOVID-19 të AstraZenecas prodhuar në Europë, aplikimi i parë i mekanizmit të kontrollit vendosur nga Brukseli, njoftoi qeveria italiane.

Roma ia komunikoi vendimin e saj më 26 shkurt Komisionit Europian, i cili nuk bëri asnjë vërejtje.

Ministria italiane e Punëve të Jashtme theksoi në një komunikatë se ky refuzim i eksportit përfshinte 250 700 doza vaksinash nga laboratori suedezo-britanik.

Italia e justifikoi këtë me mungesën e vazhdueshme të vaksinave dhe me vonesat në furnizim nga ana e AstraZeneca në BE dhe në Itali të sasive të konsiderueshme të dozave të përfshira dhe fakti që Australia konsiderohet një vend “jo i prekshëm” nga mekanizmi i BE.

AstraZeneca është kritikuar nga qeveritë europiane pasi njoftoi në janar se mund të jepte vetëm një të tretën e 120 milionë dozave që u premtoi fillimisht 27 vendeve anëtare të BE në tremujorin e parë, për shkak të vështirësive të prodhimit në një uzinë belge./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.