BERLIN – Giffey: Pandemia ka rritur pabarazinë gjinore

BERLIN, 5 mars /ATSH-DPA/- Pandemia e koronavirusit ka bërë të dukshme dhe madje intensifikuar pabarazinë që ekziston midis grave dhe burrave, deklaroi ministrja gjermane e Familjes, Franziska Giffey.

”Puna fitimprurëse dhe kujdesi familjar janë ende të shpërndara në mënyrë të pabarabartë midis burrave dhe grave”, theksoi ajo në një fjalim të botuar në të përditshmen e Berlinit ”Tagesspiegel” përpara Ditës Ndërkombëtare të Grave më 8 mars.

”Gratë vazhdojnë të marrin pjesën e luanit të punës për kujdesin familjar”, tha Giffey, por ajo vuri në dukje se ”burrat po zinin pak terren”.

”Pandemia e koronavirusit nuk do të zhbëjë ndryshimet shoqërore”, shtoi Giffey.

”Gratë dhe burrat do të jetojnë po kështu ende në shekullin 21, pasi të largohet pandemia”, theksoi ajo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.