Ambasadorja Kim: SHBA do punojnë me Shqipërinë për të mbështetur vlerat, interesat dhe të ardhmen tonë

TIRANË, 5 maRS/ATSH/ Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se “ne nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar”.

“Ne nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe të hapur- rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet e bëjnë botën të funksionojë si duam ne”, u shpreh ambasadorja Kim.

“Shtetet e Bashkuara do punojnë me Shqipërinë dhe aleatë e partnerë të tjerë për të mbështetur vlerat, interesat dhe të ardhmen tonë”, përfundoi ambasadorja Kim. /j.p/
 
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.