800 milionë persona viktima të obezitetit

ROMË, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Obeziteti është një nga problemet kryesore të shëndetit publik në të gjithë botën, incidenca e të cilit po rritet si në vendet perëndimore, ashtu edhe në vendet me të ardhura të ulëta.

Sot pothuaj 800 milionë njerëz në gjithë botën vuajnë pasojat e shëndetit ”të tepërt”.

”Pasojat mjekësore vlerësohet të kenë një kosto globale prej 1 trilion dollarësh deri në vitin 2025 dhe mbipesha e fëmijëve pritet të rritet me 60% gjatë dekadës së ardhshme, duke arritur 250 milion individë deri në vitin 2030”, sipas disa të dhënave të lëshuara në faqen e internetit worldobesityday.com me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit.

”Në kontekstin e pandemisë, personat obezë kanë dy herë më shumë gjasa të shtrohen në spital nëse rezultojnë pozitivë për COVID-19”, sipas një raporti nga Public Health England, i cili thekson se si mbipesha i vë njerëzit në rrezik më të madh të shtrimit në spital./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.