Topalli: Kur Lulzim Basha deklaronte se nuk do bënte pazar me LSI

TIRANË, 3 mars /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se Basha mashtron demokratët deklaratat e kryetarit të PD-së i cili shprehej se, “nuk bëjmë pazar me LSI”.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me LSI-në

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë sërish në pushtet. Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në hauret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.