Sipërmarrjet e reja në Çermë të Divjakës kërkojnë zgjerim, gati plani rregullues

TIRANË, 3 mars /ATSH – I. Vata/ “Plani rregullues në Divjakë për shtrirjen e biznesit është gati”, tha sot zëvendëskryeministri Erion Braçe, ndërsa theksoi faktin se sipërmarrje të reja po ngrihen në Çermë të Divjakës nga emigrantë të rikthyer që kërkojnë zgjerim.

Braçe shprehet se vëllezërit Alcani në Çermë, lanë emigrimin dhe ngritën sipërmarrjen e tyre këtu.

“Punojnë vetë bashkë me fëmijët e tyre prodhojnë gjithçka që përfshin mobilieria, i përgjigjen gjithkujt në cilësi së pari e në llojshmëri, përfshirë dhe punimet në duralumin. Janë rritur, duhet të zgjerohen, linjat e prodhimit kërkojnë shtrirjen e tyre gjithashtu”, shprehet ai.

Po ashtu, Braçe shtoi se, “Divjaka ka një plan rregullues e ne kemi planifikuar gjithçka, do i përgjigjemi shpejt me zgjidhje. Do mbështesim gjithkënd që do të rrisë prodhimin”.

“Puna e mundi meritojnë shërbim. Puna vlen e vlen në vendin tënd, në Çermë e kudo në Divjakë”, tha ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.