“Shën Mëri Hodigitria”, ikona e pikturuar në fund të shekullit XVIII nga Tërpo Zografi

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Ikona “Shën Mëri Hodigitria” është një ikonë e pikturuar nga Tërpo Zografi, djali i ikonografit me emër nga Korça Konstandin Zografit në fund të shekullit XVIII.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë bën të ditur se kjo ikona është pjesë e fondit të pasur të MKAM dhe në paraqitet Virgjëresha dhe Krishti fëmijë që qëndron në anën e saj të majtë.
Në pjesën e sipërme të ikonës në të dyja anët e Virgjëreshës janë pikturuar dy profetët (Solomon dhe David) të cilët mbajnë në duar nga një elitar të hapur me fjalën e shenjtë.
Ikona është e tipit Hodigitria. Virgjëresha ka veshur mafor të purpurtë që kontraston bukur me të gjelbrën e ftohtë të veshjes së brendshme. Krishti ka veshur himation në ngjyrë të ngrohtë portokalli.
Portreti i Virgjëreshës është modeluar me ëmbëlsi dhe ndihet bota e saj e brendshme. Shumë interesante janë motivet floreale që rrethojnë gjithë ikonën./k.s/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.