TIRANË, 4 mars/ATSH/ Asetet neto të fondeve të pensioneve private në vend llogariten 29.13 milionë euro.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) asetet neto të fondeve të pensioneve u rriten me 5.6 milionë euro ose 23.80 % gjatë vitit 2020.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2020 rezultoi 31 mijë anëtarë duke shënuar po ashtu një rritje prej 9.72 % krahasuar me 31.12.2019.
Gjatë vitit 2020, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. /j.p/r.e/