ITALI – Rastet COVID-19 sërish në rritje, 22 865 në 24 orët e fundit

ROMË, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Në Itali u regjistruan sot 22 865 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga dje që ishin 20 884, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në vend u raportuan edhe 339 viktima.

Shkalla e pozitivitetit e regjistruar sot është 6,7%, nga dje që ishte 5,8%, me një rritje prej 0,9 pikë përqindje.

Aktualisht, ka 2 475 pacientë në kujdes intensiv për COVID-19, një rritje prej 64 njësish në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore në kujdesin intensiv ishin 232.

Në pavijonet e zakonshëm Covid ka 20 157 pacientë, një rritje prej 394 njësish krahasuar me dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.