ITALI – ISTAT: Varfëria absolute u rrit me 7,7 % në 2020

ROMË, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Sipas vlerësimeve paraprake, në vitin 2020 pati mbi dy milionë familje në varfëri absolute (+7,7 %) për një numër të përgjithshëm individësh të barabartë me rreth 5,6 milionë, mbi një milion më shumë se një vit më parë, sipas të dhënave të agjencisë italiane të statistikave ISTAT, që i vlerëson ato si më të këqijat që nga viti 2005.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit të pandemisë u zeruan të gjitha përmirësimet e regjistruara gjatë vitit 2019.

“Në fakt, pas katër vitesh rradhazi rritje, ra ndjeshëm numri dhe kuota e familjeve (dhe individëve) në varfëri absolute, edhe pse vlerat mbetën sërish shumë më të larta se para krizës së vitit 2008”, tha ISTAT.

Rritja e varfërisë absolute u inkuadrua në kontekstin e një rënieje rekord të shpenzimeve të konsumit familjar (ku bazohet treguesi i varfërisë).

Sipas vlerësimeve, në vitin 2020, shpenzimi mesatar mujor u kthye në nivelet e vitit 2000 (- 9,1% i krahasuar me 2019).

Vetëm kostot e ushqimit dhe strehimit mbetën të qëndrueshme, ndërsa ato për të gjitha mallrat dhe shërbimet e tjera u ulën në mënyrë drastike (-19,2%)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.