COVID-19 – Rekomandohet rritja e kohës mes dy dozave të vaksinës

TORONTO, 4 mars /ATSH-AA/ – Komiteti Kombëtar i përbërë nga ekspertë të vaksinave në Kanada, rekomandoi për rajonet që kohën mes dy dozave të vaksinave për koronavirusin e ri (COVID-19) ta rrisin në 4 muaj.

Komiteti Kombëtar Këshillues i Vaksinave njoftoi se me rritjen e kohës në 4 muaj mes dy dozave, vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna do të jenë injektuar tek 80% e kanadezëve mbi 16 vjeç deri në fund të qershorit.

Duke bërë rekomandimin që dozat e dyta të bëhen në qershor me ardhjen e më shumë vaksinave, Komiteti njoftoi se në vend pritet të mbërrijnë 55 milionë doza në muajt korrik, gusht dhe shtator.

Sipas protokolleve aktuale në Kanada, koha mes dy dozave të vaksinave të Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca duhet të jetë 3 deri në 4 javë.

Pritet që shumë rajone në vend t’i përmbahen rekomandimit të Komitetit Kombëtar për Vaksinat.

Qeveria federale kanadeze më parë njoftoi se 38% e qytetarëve do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të muajit qershor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.